Nigeri, 118 te vdekur nga dy shpërthime

118 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga dy shpërthime në qytetin Jos te Nigerisë.

Shpërthimi i parë ka ndodhur në një market të tejmbushur me njerëz. Ndërkohë që shpërthimi i dytë ka ndodhur 30 minuta pas të parit jashtë hyrjes së një spitali.

Autoritetet shprehen se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë pasi dyshohet se nën rrënojat e ndërtesave të shembura mund të ketë edhe shumë trupa të tjera të pajetë.

Presidenti i Nigerisë Goodluck Jonathan e ka dënuar sulmin e dyfishtë në qytetin e Jos, duke i cilësuar njerëzit që organizuan shpërthimet si mizorë.

 

Share Button