A i ngadalëson Apple iPhonet e vjetër, që të blini të riun?

“A i ngadalëson Apple, modelet e iPhone më të vjetër për t’ju bërë të bleni ato të reja?”, pyet Samuel Gibbs në The Guardian. Është një “pyetje shumëvjeçare” midis përkrahësve të iPhone, disa prej të cilëve betohen se telefoni i tyre i tanishëm pëson ngadalësim, në prag të lëshimit të modeleve të reja.

Por kompania që merret me krahasime të pajisjeve teknologjike, Futuremark thotë se “përkundër asaj që mund të ndjeni përditë, procesori juaj i iPhone dhe chipi i grafikës janë po aq të shpejtë sa ditën që keni blerë”. Futuremark mblodhi rezultate nga më shumë se 100,000 teste në modelet e fundit të iPhone, dhe zbuloi se shpejtësia dhe ngarkesa grafike mbeten të qëndrueshme me kalimin e kohës, madje edhe me versionet e reja të softuerit iOS.

Fajtori i mundshëm për ndjesinë e ngadalësimit? Aplikacionet. Gjithnjë e më shumë karakteristika komplekse shtohen me çdo update”, gjë që mund të çojë në keqësimin e performancës së aplikacionit me kalimin e kohës”.

 

Share Button