“The New York Times”: Flija, ushqimi tradicional shqiptar në mes të New York

Gazeta prestigjioze “The New York Times”, i ka dhënë hapësirë një restoranti në Bronx, që sikurse që ka emërtimin “Tradita”, po ashtu ofron ushqim tradicional shqiptar.

“The New York Times” shkruan edhe për specialitetin shqiptar, flinë, që po ashtu shërbehet në këtë restorant me pronar, Ramiz Kukaj nga Peja.

Ramiz Kukaj, një shqiptar nga Peja, për herë të parë kishte menduar për restorantit “Tradita”, nëntë vite më parë, pasi djali i tij, atëherë 12 vjeç e kishte pyetur nëse ka ndonjë vend që t’i dërgonte shokët e tij në një restorant shqiptar, në mënyrë që t’i tregonte për traditën e popullit të tij, thuhet në këtë artikull.

Në vijim artikulli shpjegon se si Ramiz Kukaj kishte shkuar në Pejë dhe kishte filluar të “koleksiononte” traditën, në mënyrë që t’a shërbente në restorantin “Tradita”, ku edhe ka jetësuar ëndrrën e tij, bashkë me dy partnerë dhe djalin e tij Kastriotin, tashmë 21 vjeç.

Share Button