New York, ekspozita e kungujve 2017

Me rastin e “Natës së Shtrigave” (Halloween) në New York, u ekspozuan kungujt më të mëdhenj dhe më të rëndë në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita u hap në Kopshtin Botanik në New York.

Kungulli më i madh i kultivuar në vitin 2017 peshon 1 ton e 71 kilogram dhe njëherësh është kungulli me peshën më të madhe që ndonjëherë është kultivuar në Amerikën e Veriut.

Kungulli ishte kultivar nga Joel Holland nga Washingtoni.

Vizitorë të shumtë patën rastin të fotografohen, por gjithashtu edhe morën ide për dekorime me rastin e festës së ardhshme.

Share Button