Netanyahu: Abbas të braktisë paktin me Hamasin

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas duhet menjëherë të braktisë paktin me Hamasin, nëse vërtet dëshiron paqe. Ky ka qënë reagimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për rrjetin britanik BBC, një ditë pas 2 fraksionet palestineze, Fatahu dhe Hamasi bënë të ditur se do të bashkëpunojnë. Deklarata e Netanyahu-t erdhi pasi Izraeli vendosi që të ndërpresë bisedimet e paqes me Palestinën. Kryeministri izraelit tha se z.Abbas, presidenti i Palestinës dhe lideri i Fatahut, do të duhet të zgjedhë: osë të ketë paqe me Izraelin ose të bëjë pakt me Hamasin, të dyja nuk mund ti ketë. Ai shtoi se Izraeli mund të rivazhdojë paktet për paqe me Palestinën vetëm kur të vendosë të heqë dorë nga ky kurs terrorizmi. “Për sa kohë unë do të jem kryeministri i Izraelit, kurrë nuk do të negocioj më qeverinë palestineze, e cila kërkon mbështetje nga terroristët e Hamasit”- shtoi Netanyahu. Ndërsa shefi i përzgjedhur si negociator i paqes me Izraelin, Saeb Erekat, insistoi se ribashkimi i fraksioneve në Palestinë, është një cështje e brendshme, për të cilën Izraeli nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Shtetet e Bashkuara shprehën menjëherë kundërshtimin e tyre ndonëse ende nuk janë shprehur zyrtarisht. 2 fraksionet kryesore në Palestinë, Fatah dhe Hamas ranë dakord të enjten për formimin e një qeverie uniteti brenda javëve të ardhshme dhe më pas, brenda një periudhe kohore 6 mujore, në vend të mbahen zgjedhjet parlamentare. Hamasi dhe Fatahu u përçanë në mënyrë të dhunshme në 2007 dhe që nga ajo kohë palestinezët janë ndarë nën dy grupime udhëheqëse.

Share Button