Nëse emigrantët nuk mësojnë gjuhën brenda dy viteve, do të dëbohen

Emigrantët do të duhet të demonstrojnë se si ata e kanë përmirsuar anglishten e tyre, pas dy viteve e gjysmë, ose ata do të duhet të përballen me dëbimin nga Britania e Madhe, ka thënë kryeministri britanik, David Cameron.

Këto ndryshime do të zbatohen nga tetori i këtij viti për emigrantët që vijnë në Britani të Madhe për vizitat bashkëshortore.

Aktualisht, gratë emigrante që vijnë në Britani të Madhe me vizë bashkëshortore pesë-vjeçare duhet të tregojnë se ato mund të flasin gjuhën angleze themelore.

Sipas këtyre planeve, kryeministri Cameron tha se ai do t’i vështirësoj këto rregulla vetëm për t’i detyruar emigrantët që pas dy viteve të tregojnë aftësitë e tyre në gjuhën angleze, ose do të përballen me dëbim nga vendi.

“Kur njerëzit vijnë me një vizë bashkëshortore, pas dy viteve ata duhet ta përmirësojnë gjuhën angleze dhe gjithashtu do t’i nënshtrohen një testi”, ka thënë Cameron për BBC.

Share Button