Nëna vret të bijen 15 vjeçe dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Kuqe të Kurbinit, ku një nënë ka vrarë vajzën e saj 15-vjeçare e më pas ka vrarë edhe veten. Sipas policisë viktimat janë  Mimoza dhe vajza e saj S. Keci. Nga të dhëna paraprake mësohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti verbal mes nënës dhe vajzës, por janë ende të paqarta rrethanat si dhe motivet që mund të kenë çuar nënën drejt këtij krimi të rëndë. Mendohet se vajza ka dashur të largohet nga banesa por nuk është lejuar nga e ëma. Kryefamiljari është në gjëndje shoku. Policia është munduar të marrë në pyetje kryefamiljarin i cili ka deklaruar se kishte qenë për peshkim kur kishte ndodhur fatkeqësia, dhe ishte njoftuar vetëm nga të afërmit.

Share Button