Në ujërat e Libisë shpëtohen 139 migrantë të paligjshëm

TRIPOLI (AA) – Forcat Detare të Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare (QMK) në Libi, kanë shpëtuar 139 migrantë të paligjshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Forcave Detare, koloneli Ejup Kasim, në deklaratën e tij për agjencinë zyrtare të vendit, LANA, theksoi se janë shpëtuar 139 migrantë të paligjshëm nga një gomone e cila ishte duke transportuar migrantë në 20 milje detare larg prej kryeqytetit Tripoli.

Kasim duke theksuar se migrantët e shpëtuar kanë shtetësi të vendeve të ndryshme afrikane, tha se mes tyre gjenden 5 gra dhe 3 fëmijë.

Share Button