Në radhë për “iPhone 8”

“iPhone 8” ka dalë në shitje në Kinë dhe interesi ishte i menjëhershëm: radhë të gjata njerëzish janë mbledhur përpara dyqaneve në Pekin, Shanghai dhe Hong Kong, për të marrë më në fund në duar telefonët e porositur që përpara.

Numri i personave të grumbulluar mëngjesin e së premtes nëpër pikat e shitjes rezultoi më i vogël sesa në vitet e tjera, kur u hodhën në treg variantet e mëparshme të tij, por klientët sërish janë të entuazizmuar nga karakteristikat e “8”-s, sidomos kamera e tij e re dhe e përmirësuar.

“Jam shumë e gëzuar, sepse përdorja një firmë kineze telefoni, ‘Meitu’, pasi humba ‘iPhone 7’-n. Mendoj se sistemi i ‘iPhone’-it është më i rehatshëm dhe më i lehtë për t’u përdorur”, tha një studente.

“E kam zakon këtë punë. Jam vënë në radhë për shitjen e parë prej 6 apo 7 vitesh tashmë. Jam tepër i entuziazmuar, por kjo për mua tashmë është një rutinë, këtë punë bëj çdo vit”, tha Spree Su, klient.

“iPhone 8” ka procesorë e memorie më të avancuara, karikim “wireless”, dizajn të përmirësuar, e madje edhe një version me ekran të përthyeshëm. Kina së fundi ka rrëshqitur në vendin e tretë të listës së tregjeve më të mëdha të “Apple”, pasi konsumatorët atje janë duke u orientuar gjithmonë e më tepër nga produktet e reja vendase.

Share Button