Në mbarë Turqinë po shënohet 102 vjetori i Betejës së Çanakkalasë

Në mbarë Turqinë, por edhe në botë në mënyra të ndryshme shënohet 102 vjetori i Betejës së Çanakkalasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Beteja e Çanakkalasë, në Evropë është e njohur si Beteja e Galipolit, dhe është një nga betejat më të përgjakshme dhe më të ashpra të Luftës së Parë Botërore, por, sipas shumë indikatorëve edhe në mbarë historinë.

Beteja detare, në mes 3 nëntorit 1914 dhe 18 marsit 1915, e zhvilluar në Galipol, si dhe beteja tokësore në të njetin vend që u zhvillua nga 25 prill 1915 deri më 9 janar 1916, janë ngjarjet që zënë vendin më të rëndësishëm në Turqi, dhe më gjerë.

Në mbarë Turqinë sot mbahen ceremoni të ndryshme përkujtimore për ushtarët e rënë në këtë betejë, të cilët erdhën nga pothuajse të gjitha pjesët e ish-Shtetit Osman.

Në xhamitë anembanë Turqisë në namazin e sabahut, u bënë lutje për shpirtrat e dëshmorëve, kurse ceremonitë në të gjithë vendin, përveç intonimit të himnit të Republikës së Turqisë, është mbajtur edhe një minutë heshtje.
Në manifestimin qendror në Çanakkala do të marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Përveç kësaj, në Çanakkala sot do të vendoset edhe gurthemeli i urës mbi Dardanele, e cila është një nga mega-projektet e Turqisë.

Share Button