Në Malajzi jetojnë mbi 62 mijë muslimanë të Arakanit

Malajzia strehon 62 mijë e 153 muslimanë të Arakanit si refugjatë dhe azilantë, njoftoi ministri përgjegjës për Menaxhimin e Katastrofave i këtij vendi, Shahidan Kassim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate, Kassim tha se 53 mijë e 811 muslimanë të Arakanit janë të regjistruar me statusin azilantë dhe 8 mijë e 342 me statusin refugjatë në Komisariatin e Lartë për Refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara (UNHCR) në Malajzi.

Ndërkohë, përfshirë edhe personat e paregjistruar, supozohet se në Malajzi gjenden mbi 100 mijë muslimanë të Arakanit

Ndryshe, për dramën e muslimanëve të Arakanit, që nga OKB cilësohen si një nga komunitetet më të persekutuara në botë, filloi të diskutohet dhe flitet pas ngjarjeve të dhunës në vitin 2012, kur shumë muslimanë humbën jetën, qindra shtëpi u dogjën, kurse qindra mijëra muslimanë u detyruan ta braktisin rajonin.

Share Button