Në Londër nis konferenca për Somalinë

Në organizim të Britanisë së Madhe dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) në Londër ka filluar Konferenca për Somalinë ku Turqia përfaqësohet nga kryeministri Binali Yıldırım, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Konferencën për Somalinë e cila kryesohet nga presidenti i Somalisë Muhammed Abdullah Fermaju, kryeministrja britanike Theresa May dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres marrin pjesë përfaqësues të më shumë se 20 vendeve dhe të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare.

Në Konferencën ku Turqia përfaqësohet nga kryeministri Yıldırım marrin pjesë gjtihashtu edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini.

Në konferencën e zhvilluar për të ritërhequr sërish vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar mbi Somalinë do të diskutohet për arkitekturën e sigurisë në vend, masat për zhvillimin ekonomik si dhe përpjekjet për ndihma humanitare ndaj vendit i cili përballet me rrezikun e mungesës së ushqimit i cili buron nga thatësira.

Gjithashtu në Konferencë do të diskutohen edhe masat për shpëtimin e borxhit të jashtëm të Somalisë e cila ka të ardhurat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në 3 miliardë euro dhe e cila që nga viti 1970 ka akumuluar një borxh të jashtëm në shumën prej 5 miliardë e 300 milionë dollarëve.

Ndërsa planifikohet që shërbimi i sigurisë i ofruar nga Misioni i Unionit Afrikan (AMISOM) në Somali ti dorëzohet gradualisht ushtrisë dhe policisë federale. Në kuadër të kësaj në axhendën e konferencës është edhe Marrëveshja e Paktit të Sigurisë për vendosjen e sigurisë së vazhdueshme dhe afatgjate në Somali.

Turqia ndodhet në krye të vendeve që ka siguruar ndihma për Somalinë në të cilën që prej vitit 2011 kanë humbur jetën nga uria afërsisht 250 mijë njerëz. Turqia orfon mbështetje në fushat si ajo e ndihmave humanitare, sigurinsë dhe në fushën e shëndetësisë për vendin i cili u vizitua nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në vitin 2011 kur ishte në detyrën e kryeministrit.

Parashikohet që kryeministri Yıldırım gjatë konferencës në Londër të zhvillojë takime kryesisht me kryeministren britanike Theresa May.

Share Button