Në Libi rrëzohet një avion luftarak

Është rrëzuar një avion luftarak i forcave të Dhomës së Përfaqësuesve me seli në Tobruk e cila gjendet në lindje të Libisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet ushtarake në Bengazi, avioni luftarak i forcave të Dhomës së Përfaqësuesve në qytetin Tobruk, është rrëzuar pas problemeve teknike. Theksohet se gjeneral brigade Salih Cevde, piloti i avionit ka humbur jetën.

Ndërsa një zyrtar civil i cili nuk dëshironte të publikohet emri i tij, tha se avioni është rrëzuar mbi një shtëpi në qytetin Tobruk, ku përveç pilotit kanë humbur jetën edhe 3 anëtar të familjes ku ishte rrëzuar avioni.

Para 10 ditësh përsëri një avion luftarak i ushtrisë së Dhomës së Përfaqësuesve, ishte rrëzuar gjatë sulmit ajror në Bengazi, ndërsa piloti ishte shpëtuar.

Share Button