Në Kullën më të Lartë të Botës- Burxh Khalifa, Iftari përgjatë Ramazanit do të njoftohet me krismë topi 

Administrata publike për Shërbimeme dhe Logjistikë në Policinë e Dubait, njoftoi përfundimin e përgatitjeve të arsenalit të artilerisë që përdoren për lajmërimin e hyrjes së Iftarit gjatë muajit të Ramazanit.

Sipas të njëjtit njoftim, topat do të vendosen në rajone të ndryshme të qytetit të Dubait gjatë muajit të shenjtë, ata do të funksionojnë si lajmëtarë të lënies së agjërimit me hyrjen e kohës së akshamit, i cili përkon me perëndimin e diellit. Goditja me top me hyrjen e iftarit në ditët e Ramazanit është traditë e hershme në shumë vende islame, por në Dubai ky rit, daton në fillimin e viteve 60.

Policia e Dubait njofton se ka përgatitur 6 topa, por do të përdoren 5 të tillë dhe një do të shërbejë rezervë për cdo avari të mundshme. Ndër pozicionet ku janë vendosur topat e iftarit është dhe Kulla më e lartë e botës, Burxh Khalifa në qendër të Dubait.

Share Button