Në Japoni 18.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike pas goditjes së tajfunit Talim

Mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike pas goditjes së tajfunit Talim në Japoni, me ç’rast janë vërejtur goditje të erës me intensitet prej 252 kilometra në orë.

Autoritetet paralajmërojnë në paraqitje të mundshme të rrëshqitjes së dheut dhe të dallgëve të larta.

Kompania “Okinava elektrik pauer” kumtoi se në qytetin Mijaku, i cili ka rreth 54.000 banorë, më shumë se 18.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Agjencia meteorologjike japoneze parashikon se tajfuni do ta godasë ishullin Kjushi të dielën, ndërsa të hënën me siguri do të arrijë në Tokio.

Share Button