Në Irak zbulohen disa varre që i përkasin Perandorisë Asiriane

Gjatë gërmimeve për ndërtim në Erbil, qytet ky që ndodhet në veri të Irakut, janë gjendur 9 varre të cilët thuhet se i përkasin periudhës së Perandorisë Asiriane, raporton Anadolu Agency (AA).

Zbulimi i varreve është konfirmuar nga zyrtari i Drejtorisë së Arkeologjisë së këtij qyteti, Goran Muhammed i cili për AA ka thënë se një person ka njoftuar specialistët pasi gjatë gërmimeve për të ndërtuar një godinë në pronën e tij, ka hasur në disa objekte historike.

Muhammed ka thënë se varret janë gjetur brenda një kupole gjatë gërmimeve në lagjen Eraba dhe më pas ka shtuar: “Deri më tani janë nxjerrë 3 kufoma nga varret. Ndërsa janë nxjerrë gjithashtu edhe 41 objekte historike, shumica e të cilave ishin qeramikë.”

Zyrtari thotë se gjetje të tilla kanë ndodhur edhe më parë dhe shton: “Ekipi jonë ka kryer inspektime në sendet e gjetura. Sipas informacioneve të para varreza i përket periudhës së Asirinaëve dhe është afro 3-3500 vjeçare.”

Ai ka shtuar se gërmimet në këtë rajon janë ende duke vazhduar dhe se mund të gjenden edhe varre të tjera të ngjashme.

 20170321_2_22538008_20118322_web 20170321_2_22538008_20118324_web 20170321_2_22538008_20118334_web 20170321_2_22538008_20118337_web 20170321_2_22538008_20118338_web 20170321_2_22538008_20118339_web
Share Button