Në Bern dhe Bon për herë të parë prezantohen veprat artistike të marra nga nazistët

Muzeu zviceran prezantoi ekspozitën e re artistike, të cilën nazistët e quanin “arti degjenerues”, dhe e cila pesë vite më parë u gjet në apartamentet e koleksionuesit gjerman, Cornelius Gurlit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita në Kunstmuseum në Bern të Zvicrës prezanton mbi 200 vepra të artit bashkëkohor të konfiskuar në operacionet naziste në fund të viteve 1930. Këto vepra nga nazistët u quajtën “arti degjenerues”.

Ata i konsideronin inferiore pasi që nuk ishin gjermane, ato ishin vepra hebrenje ose komuniste. Në rastin e disa veprave impresioniste apo të veprave të tjera moderne, nazistët konsideronin se ato nuk ishin krijuar nga format tradicionale realiste. Megjithatë, ata nuk kishin asgjë kundër shitjes së këtyre veprave artistike për të financuar makinerinë ushtarake të Rajhut të Tretë.

Ekspozita në Bern, e cila do të jetë e hapur për vizitorët nga e enjtja, përmban veprat e artistëve si Otto Dix dhe Franz Marc.

Ekspozita është pjesë e koleksionit të Gurlitt, e cila u gjet në vitin 2012. Përndryshe, babai i Kornelit, Hildebrand ishte një nga tregtarët kryesorë të veprave të artit të Rajhut të Tretë.

Ekspozita e dytë u hap të premten në Bon të Gjermanisë, me fokus të veprave të artit të cilat nazistët morën ose konfiskuan kryesisht nga hebrenjtë. Ekspozita përfshin veprat e Claude Monet dhe Albrecht Durer, të cilët ishin fshehur nga opinioni për dekada të tëra.

Autoritetet gjetën dhe e kthyen koleksionin e Gurlitt pesë vjet më parë gjatë një hetimi mbi evazionin fiskal. Koleksionisti gjerman Cornelius Gurlitt, i cili ndërroi jetë në vitin 2014, në apartamentin e tij në Mynih kishte fshehur mbi 1200 vepra, kurse 250 të tjera në apartamentin në Salzburg.

Ekspozita në Bern do të jetë e hapur deri më 4 mars 2018 ndërsa në Bon deri më 11 mars.

Share Button