Në Austri mbahen zgjedhjet e përgjithshme

Qytetarët me të drejtë vote në Austri sot u janë drejtuar kutive të votimit për të përcaktuar Parlamentin e 22-të Federal (Nationaltag), raporton Anadolu Agency (AA).

Procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme ka filluar në orën 07.00 me orën lokale dhe do të përfundojnë në orën 17.00.

Në Austri ndodhen 39 zona zgjedhore në 9 rajone, ndërsa në zgjedhje marrin pjesë 16 parti dhe garojnë 2.055 kandidatë, ku në mesin e tyre ndodhen edhe 20 kandidatë me origjinë turke.

Në zgjedhje ku kanë të drejtën e votimit edhe personat që kanë mbushur moshën 16 vjeç janë të regjistruar 6.4 milionë votues, ku ndër të tjera vihet theksi se në këto votime janë rreth 300 mijë persona të cilët do të votojnë për herë të parë.

Pragu zgjedhor është 4 për qind, ndërsa në të gjithë vendin janë ngritur 800 kuti votimi si dhe votuesit mund të përdorin votën e tyre edhe përmes dërgimit me letër (zarf).

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve në vend ku 10 për qind e votuesve votojnë me anë të zarfeve përcaktohen pas numërimit të votave me letër.

Share Button