Ndryshojnë shifrat, PD i merr PS-së deputetë

Deri më tani janë numëruar pak më pak se gjysma e kutive të votimit dhe Partia Socialiste kryeson me rreth 49 për qind të votave, kundrejt 27 për qind të demokratëve dhe 14.70 për qind të LSI-së.

Hedhja e të dhënave të reja nga KQZ ka ndryshuar edhe numrin e mandateve për secilën parti, ku tashmë PS zbret në 73 nga 76 që kishte, ndërsa PD rritet nga 40 në 43 mandate, kurse LSI zbret nga 20 në 19 mandate.

Shifrat në fjalë janë paraprake, pasi do të duhet që të numërohen edhe 50 për qind të kutive të votimit për të patur një të dhënë të saktë. /albeu.com/

Share Button