Ndryshojnë drejtim shkallët elektrike, plagosen 17 persona

Të paktën 17 persona janë plagosur pasi shkallët elektrike në një qendër tregtare në Hong Kong ndryshuan drejtim krejt papritur duke lëvizur në krah të kundër me shpejtësi të madhe.

Disa prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital.

Në incidentin e filmuar nga kamerat e sigurisë, dhjetëra klientë kishin hipur mbi shkallët ngjitëse, në momentin kur ato u kthyen për poshtë, shkruan “Daily Mail”.

Ky është një incident i rrallë dhe se ende nuk dihet nëse është shkaktuar me dashje, por policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Share Button