Ndryshimet/ Shtesë në pension deri në 6% në vit, ja rastet kur përfitoni

Kur mbushin moshën e daljes në pension, të moshuarit mund të përfitojnë shtesë në çdo rast. Sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore nëse pensionistët vijojnë punën, pavarisht se plotësojnë moshën, atëherë marrin shtesë në pension prej 0.6% çdo muaj. Kjo do të thotë se mund të merrni shtesë ne pension deri në 6% në vit. Kjo do të thotë se për një pension 15 mijë lekë të reja, nëse vijoni punën edhe për një vit, merrni shtesë prej 900 lekë, pra një pension prej 15 900 lekë.

Pension edhe kur punoni
Të moshuarit mund të marrin pensionin edhe kur të vijojnë punën, por me një kusht. “Në çdo rast mund të përfitohet pagesa e çdo lloj pensioni për pensionistët që, pas daljes në pension, vazhdojnë punën, me kusht që të vazhdohet të paguhen kontributet. Lejohet pagesa e pensionit mujor të pleqërise për pensionistët pas daljes në pension punësohen ose vetëpunësohen në sektorin privat.

Pensionistët e punësuar ose vetëpunësuar në sektorin privat derdhin kontribut gjatë gjithë kohës që marrin pensionin. Nuk njihet vjetërsi pune, koha që pensionistët marrin pension. i siguruari që ka plotësuar kushtet për pension pleqërie të plotë, merr shtesë në masën 0.5% të pensionit të plotë, për çdo muaj që vazhdon të punojë dhe që paguan kontribute. Kjo shtesë nuk përfitohet kur i siguruari ka lidhur pensionin mujor dhe vazhdon të punojë duke paguar sigurime”, – thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Llogaritja e pensionit
Pënsioni kur keni plotësuar të gjitha kushtet llogaritet në bazë të kontributeve që keni derdhur plus pensionin social. Përfitohet 1% e kontributeve të derdhura gjatë gjithë viteve duke shtuar dhe shumën prej 6750 lekë, duke u bazuar tek formula P=PS+SH, ku PS, është pensioni Social dhe SH, shtesa e sigurimeve që keni paguar.

“Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar, duke shtuar pensionin social”, – thuhet në ligjin për sigurimet shoqërore.

Pensioni para kohe
Gjithashtu skema e sigurimeve shoqërore parashikon edhe pension të reduktuar. Kushtet e përfitimit: a) Personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension, sipas tabelës së mësipërme; b) Nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar.

Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë: Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit.

Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar)./Shqiptarja

Share Button