Ndryshime të vogla që të bëjnë njeri më të lumtur

Nuk ke nevojë të heqësh dorë nga gjërat që bën në përditshmëri apo nga të gjitha paratë e mbledhura për të ndryshuar diçka në rutinë dhe për të siguruar pak më tepër lumturi.

Ajo mund të vijë me ndryshime të vogla, të cilat mund t’i arrish dhe të ndihesh mjaft mirë. Shiko këtë listë.

Janë të gjitha gjëra që mund t’i bësh.

1. Shko në shtrat kur të ndihesh e lodhur. Nuk po i bën askujt ndonjë të mirë duke sforcuar veten të qëndrojë zgjuar, kur trupi dhe truri ka nevojë të pushojë.

2. Merr shpesh pushime të shkurtra, por edhe pushime disaditore.

3. Gjej kohë për të gatuar një vakt të mirë të paktën një herë në javë.

4. Vetëm pak sekonda në ditë (çdo ditë) mjaftojnë për disa mendime pozitive për veten.

5. Rregulloje çdo ditë shtratin dhe mbaji hapur grilat.

6. Mbaji shënim disa prej mendimeve, aq shpesh sa të mundesh t’ifusësh në një kuti. Të shkruarit, shpeshherë i vë gjërat në perspektivë.

7. Dëgjo shpeshherë muzikë të qetë

8. Pi më shumë ujë.

9.Mos i merr problemet e punës me vete në shtëpi.

10. Jepi vetes një sfidë të vogël për ta përmbushur çdo javë dhe nëse ia ke arritur kur të vijë e diela, atëherë do ta ndiesh veten të realizuar. Këto sfida mund të jenë aq të thjeshta sa mund të duken qesharake, si p.sh t’i buzëqeshësh një të huaji çdo mëngjes ose t’i eliminosh ëmbëlsirat për ditët e tjera të javës.

11. Bëj më shpesh ekskursione.

12. Ha mëngjes çdo ditë.

13. Fotografoji ditët e tua më të mira dhe momentet e lumtura.

14. Përpiqu të zgjohesh me të gjithë fuqinë sapo bie alarmi i parë.

15. Gjej një mënyrë për të ndryshuar rutinën, duke shmangur rënien në monotoni. Provo një lloj kafeje të re, ha drekë jashtë, gjithçka që të thyen monotoninë.

16. Jepi mundësi vetes të mendosh gjatë javës për mbrëmjen e së premtes. Nuk do të thotë domosdoshmërish të marrësh pjesë në një event social. Mund të jetë edhe një vaskë qetësuese me shkumë, nisja e një libri që do të doje ta lexoje ose mund të gatuash një ushqim për të cilin të ka marrë malli.

17. Mos u merr me rrjetet sociale sa herë ndihesh e mërzitur.

18. Mos shko në shtrat me humor të keq.

19. Frekuento më shumë kafe me miqtë.

20. Mos ha dhe mos puno në të njëjtën kohë.

21. Qaj kur të vjen për të qarë. Emocionet e shtypura negative nuk të lënë të jesh natyrë e lumtur.

22. Planifiko një kohë në mëngjes për të bërë pak ushtrime, pastaj të ulesh e të pish një çaj me kënaqësi dhe pa nxituar.

23. Mos i lër email-et të jenë e para gjë që sheh sapo zgjohesh në mëngjes.

24. Fol gjithmonë me dikë që i beson, kur diçka të ka mërzitur , mos e mbaj asnjëherë për vete.

25. Ha më shumë akullore.

Share Button