Ndeshja Vuçiç: Vuçiç: Do të marr pjesë pasi të shoh kush do jetë i pranishëm

Kryeministri serb Aleksandar Vuçic është shprehur se do të marrë pjesë në ndeshjen Shqipëri- Serbi vetëm kur të shohë se kush do të jetë i pranishëm në stadium.

Në një reagim të tij ditën e sotme ai tha se po pret nga homologu shqiptar Edi Rama, ta informojë se kush do të jetë pjesëmarrës.

“Unë nuk e kam vendosur nëse do të shkoj, sepse po pres të shoh se kush do të jetë. Unë po pres të marr informacion nga zyra e Edi Ramës, e më pas do të marr një vendim”, – tha ai.

Vuçiç ka informuar se do të takojë në mbrëmje lojtarët e skuadrës serbe, para se të largohen për në Shqipëri.

 

Share Button