Ndeshja Shqipëri-Serbi, 2300 policë blindojnë Tiranën dhe Elbasanin

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet sot me kombëtaren serbe në stadiumin “Elbasan Arena”, e cila është vendimtare në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Euro 2016.

Skuadra serbe e futbollit ka mbërritur prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë nën masa të rrepta sigurie dhe sot tre orë para ndeshjes do të nisën drejt Elbasanit.

Ndërkohë policia e shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes.

Janë mbi 2300 policë si dhe njësia antiterror që janë angazhuar prej ditës së mërkurë, ndërsa RENEA do të ruajë kombëtaren serbe.
Nga dje ka nisur edhe patrullimi nga ajri në qytetin e Elbasanit.

Duke nisur nga ora 12:00 e mesditës do të bllokohet dhe kalimi i tunelit Tiranë-Elbasan.

Ndërkohë qindra tifozë nga Kosova, Presheva dhe Shkupi kanë mbërritur që mbrëmë në Elbasan dhe të tjerë pritet të mbërrijnë deri në 20:45, kur edhe do të nisë sfida në “Elbasan Arena”.

 

Share Button