Ndeshja e fundit, Kombëtarja niset drejt Armenisë

Sfida vendimtare për kombëtaren tonë në këto eliminatore, do të jetë të dielën ajo ndaj Armenisë. Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar drejt Jerevanit, ku në orën 18:00 Gianni de Biasi do të japë një konferencë për shtyp.

Sipas programit të zyrtarizuar nga federata armene, 30 minuta pas konferencës De Biasi do të nisë seancën e fundit stërvitore me lojtarët. Ndwrkohw mwsojet se ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari polak, Szymon Marciniak.

Share Button