Ndërtesat në bregdet, Lame: 60 ditë kohë për blerjen e truallit

Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame ka deklaruar hapjen e afateve për blerjen e trualleve nga ana e qytetarëve duke lënë një afat prej 60 ditësh. Në një dalje për mediat Lame tha se deri tani kanë aplikuar 91 subjekt për 1200 apartamente. Po ashtu i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë blerë në bregdet apartamente dhe nuk kanë pronësi mbi truallin të paraqiten në zyrat e ALUIZN-it. “Një pjesë e madhe e subjekteve ndërtues dhe qytetarëve të interesuar, nuk kanë mundur të bëjnë vetëdeklarimet brenda afateve të përcaktuara. Sot po dalim përpara publikut për të lajmëruar hapjen e afatit të ri për paraqitjen nga ana e qytetarëve të kërkesave për blerjen e truallit, që do të mundësonte më pas edhe regjistrimin pranë ZRPP të pronës së tyre si të ligjshme,”- tha Lame. Lame shtoi se qeveria e shkuar ka dhënë pafund leje për ndërtimin e apartamenteve që u janë shitur qytetarëve pa u dhënë atyre asnjë të drejtë pronësie.

Share Button