Ndërron jetë shkrimtari Amik Kasoruho

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare shkrimtari i njohur Amik Kasoruho, i dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin “Nderi i Kombit”.

Lajmi është konfirmuar nga të afërm të shkrimtarit, të cilët bënë të ditur se Kasoruho ka ndërruar jetë në Tiranë si pasojë e një sëmundjeje në mushkëri.

Kasoruho është autor i disa librave si “Një ankth gjysmëshekullor” (1997), “Çmimi i një ëndrre” botuar në Itali (2000), “Midis qiellit dhe burgut” dhe romanin autobiografik “Ikje nga trilli i perëndive”.

Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj.

Ai është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin “Eks & Tra” për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999.

Në vitin 2000 ka marrë çmimin “Civitas – Arberia 2000 Calabria” për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëresheve “Katundi Ynë”.

 

Share Button