Ndërron jetë nga i ftohti foshnja një muajshe

Një foshnjë një muajshe ka ndërruar jetë për shkak të ftohtit. Ngjarja e rëndë është shënuar në Durrës, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”.

Mësohet se nëna e foshnjës, një 18-vjeçare prej disa ditësh jetonte poshtë kësaj ure me foshnjën e saj, dhe se ishte e divorcuar.

Policia bën të ditur se aktualisht trupi i pajetë i foshnjës ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit.

 

Share Button