Ndërron jetë aktori britanik Alan Rickman

Aktori legjendar britanik Alan Rickman u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare. Ylli i “Harry Potter” vuante nga sëmundja e kancerit.

Rickman ka luajtur në një sërë filmash hit, duke përfshirë rolin e tij më të njohur edhe nga shqiptarët, atë të profesorit Snape në filmin “Harry Potter”.

Alan Rickman lindi në Acton, në Londrën perëndimore dhe gjithashtu ka luajtur sherifimin në “Robin Hood”, Prince of Thieves krahas Kevin Costner.

Ai konsiderohet masivisht si një nga aktorët më të dashur britanik me rolet në “Love Actually”, “Die Hard” dhe një karrierë të gjatë e të qendrueshme në filma të tjerë.

Alan Rickman ka fituar shumë cmime në kinematografi si Golden Globe, Emmy,Bafta në karrerien e tij të nisur që prej vitit 1970.

 

Share Button