Ndarja territoriale, drafti i PS-së në Konferencën e Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sot për të marrë në shqyrtim draftin e propozuar nga kreu I grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi për ndryshimin e përbërjes së komisionit për reformën administrative territoriale, duke i krijuar mundësi të majtës të nisë punën e vetme pa u penguar nga mundësia e kuorumit.

Propozimi i Partisë Socialiste iu dërgua Kuvendit dhe konkretisht parashikon ndryshimin e numrit të anëtarëve të komisionit, duke e çuar numrin e tyre në 17, ku 9 t’i përkasin mazhorancës (PS-LSI) dhe 8 anëtarëve të opozitës (6 PD, 1 PR, 1 PDIU).

PS ka propozuar edhe shtyrjen e afatit të punës të këtij komisioni nga 24 prilli i ketij viti, në 26 qershor të 2014.

Share Button