Ndalohet përdorimi i pesticideve në sipërfaqet publike në Francë

Fëmijët francezë së shpejti në mënyrë të sigurtë do të mund të luajnë në barin e sipërfaqeve publike pa u rrezikuar nga helmimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Përdorimi i pesticideve do të ndalohet në të gjitha sipërfaqet publike nga e diela, ndërsa kopshtarët joprofesionalë nuk do të mund të blejnë pesticide.

Masa e re është pjesë e programit të gjerë të gjelbërt të cilin e miratuan deputetët francezë që përfshin edhe ndalesën e përdorimit të qeseve plastike për perime.

Ndalesa e përdorimit të pesticidëve mbulon edhe pyjet publike, parqet dhe kopshtet, por autorititeve lokale edhe më tej i lejohet përdorimi i pesticideve në varreza.

Ligji i ri, po ashtu, parasheh që pesticidet të ndalohen edhe në kopshtet private të vitit 2019.

Share Button