Ndahet nga jeta i vjehrri, fjalët prekëse të Majlinda Bregut

Ndahet nga jeta 97- vjeçare Beqir Ajazi, penëshkruesi i cili shkroi deri në momentet e fundit të jetës së tij. Beqir Ajazi ishte vjerri i ish deputetes të Partisë Demokratike, Majlinda Bregu.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të vjehrrit të saj, për të cilin Bregu jep dhe një mesazh shumë prekës.

Në mesazhin e përcjellë, ish deputetja Bregu tregon raportin e shkëlqyer që ka pasur me vjehrrin e saj dhe faktin se ai në 22 vitet e martesës së saj e ka thirrur gjithmonë nuse.

Gjithashtu Bregu vijon më tej duke theksuar se ajo kurrë nuk mundi ta thërriste në emër, apo vjehërr, por për Majlindën ai do mbetet gjithmonë gjyshi i saj, ashtu sikurse i thërrisnin edhe fëmijët.

Postimi i plotë:

Adieu ‘Gjysh’!
Që ditën e parë kur hyra në shtëpi, më quajti ashtu siç do të më quante edhe për 22 vitet në vazhdim: nuse. Refuzonte të më thërriste në emër, kokëfortë si një shqiptar i vërtetë.☺️
As unë se thirra dot kurrë në emër, e aq më pak si vjehërr. Për mua Beqir Ajazi ishte gjithmonë gjyshi, siç e thirrën fëmijët e mi.
Sa herë bëja habi se si një njëri që kishte parë vdekjen e të vëllait 19 vjeçar në Kryengritjen e Postribës, pushkatimin e të atit 53 vjeç, në 1945 si një ndër figurat më influente të nacionalizmit në Shqipërinë e Mesme, djegie shtëpie e rrëmbim pronash, shto dhe 15 vitet e burgimit e 15 të tjera të internimit të tij, jetoi 97 vjet, me një mendje e vullnet për të shkruar e përkthyer.
Antikomunist i betuar, që respektonte Republikën, por me nostalgji për Monarkinë.
Iku me merakun e madh për Shqipërinë që s’u dekomunistizua dot asnjëherë dhe ndaj meje me vërejtjen elegante të ish liceistit të Korçës e një frankofoni par excellence, se mua nuk më falej të mos flas frengjisht#xde0c;
Të paktën nesër desh Zoti, do ta përcjellim si të parin ndër të vetët, që e la këtë botë natyralisht…
Adieu ‘Gjysh’

Share Button