Ndahet nga jeta profesor Musa Kraja

Eshte ndarë nga jeta sot një nga arkitektet e mendimit pedagogjik shqiptar, autori i mbi 30 teksteve studimore per didaktiken, prof.dr. Musa Kraja.

Shkenca shqiptare humbi nje prej kontribuesve më të medhenj te mendimit pedagogjik, titanin e palodhur te punes, qe shkroi mijera e mijera faqe te vlefshme per studentet e mesuesit shqiptarë.

Ai lindi ne qytetin e Shkodres ne vitin 1938, vend ne te cilin kreu studimet: shkollen e mesme Pedagogjike Shkoder (1958), Institutin e Larte Pedagogjik (1966) dhe më pas vijoi edhe universitetin e dyte ne degen Histori-Gjeografi ne Shkoder e Tiranë. Pergjate viteve te mëvonshme ai u kualifikua dhe nderua me titujt me te larte akademik “kandidat i shkencave”, “asistent profesor”, “profesor doktor”.

Ka punuar mesues dhe pedagog ne te gjitha kategorite e shkollave. Mbi 25 vjet titullar e profesor i Pedagogjise ne Universitetin e Tiranes. Ka punuar si drejtues arsimi ne te gjitha nivelet, deri edhe Pergjegjes i Seksionit te Arsimit dhe keshilltar i Ministrit te Arsimit. Se fundi, profesor Kraja ishte Rektor i Akademise Pedagogjike te Tiranes, institucion te cilin e themeloi vete ai.

Ka botuar mbi 30 libra social-pedagogjik, mes te cileve permendim: “Pedagogjia”, “Mesuesit per kombin shqiptar”, “Migjeni mesues”, “Mati Logoreci dhe vepra e tij” etj. Shkroi shume artikuj studimore e publicistike, ku u shqua per mendimin e mprehte, forcen e argumentit dhe stilin e veçante.

Ceremonia e varrimit te profesor Musa Kraja behet neser, me datë 14.06.2017, ora 12.00, ne varrezat e Sharres, Tiranë.

img-20170613-wa0005

20170613_205545

 

Share Button