Ndahet nga jeta legjenda e muzikës pop George Michael

Këngëtari me famë botërore George Michael, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.

Ikona e muzikës pop është gjetur i vdekur natën e Krishtindjeve në banesën e tij në Goring, Oxfordshire, teksa të gjithë dëgjonin hitin e tij të njohur ”Last Christmas”.

Sipas informacioneve nga mediat ndërkombëtare, 53-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër.

Lajmin e vdekjes së këngëtarit të njohur e ka bërë me dije menaxheri i tij në një njoftim për mediat.

Disa nga këngët e tij më të njohura te tij janë: Wake Me Up Before You Go Go (with Wham!) – 1984, Freedom (with Wham!) – 1984, Careless Whisper – 1984, I’m Your Man (with Wham!) – 1985, Last Christmas, etj.

Share Button