Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Agim Neza

Është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare gazetari, analisti, pedagogu dhe poeti Agim Neza.

Neza ka humbur jetën në New York pas një sëmundjeje të gjatë. Agim Neza për vite me radhë ka mbajtur postin e zëdhënësit të ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm.

Ai është autoi i disa botimeve, më i fundit “Mirësevini në Shqipëri”, ku promovohet natyra shqiptare, një dashuri e madhe e tij.

Në rrjetet sociale miqtë dhe kolegët e tij, kanë shprehur hidhërimin për ndarjen nga jeta duke i shprehur ngushëllime familjes.

 

Share Button