Ndahet nga jeta bashkëshorti i këngëtares Celine Dion

Rene Angelil, bashkëshorti i këngëtares së famshme Celine Dion, u nda nga jeta të enjten më 14 janar 2016 në moshën 73 vjec pas një beteje të gjatë me kancerin.

Njoftimi është bërë nga vetë artistja nëpërmjet stafit të saj, në një status në profilin e saj në Facebook. Për këtë arsye 47-vjeçarja ka anulluar të gjitha shfaqjet e saj në Las Vegas, deri në muajin shkurt.

Bashkëshorti kanadez, i cili ishte menaxheri që zbuloi Celine Dion kur ajo ishte 12 vjec dhe e ngriti në karrierën e saj duke e bërë një yll, u martua me të në vitin 1994.

Çifti ka tre djem, Rene- Charles, 14 vjec, dhe dy binjakët 5 vjec, Nelson dhe Eddy.

 

 

Share Button