Ndahen Rita dhe Calvin

Rita Ora është ndarë nga i dashuri i saj, producenti me famë botërore, Calvin Harris. Producenti skocez e ka konfirmuar lajmin me anë të një postimi në Twitter, duke zbuluar se çifti ka kohë që është ndarë. “Që t’i adresohem këtyre spekulimeve – unë dhe Rita ka kohë që kemi ndërprerë lidhjen tonë”.
“Ajo është e bukur, femër e talentuar, i uroj çdo të mirë”, ka shkruar Harris.
Muaj më parë ylli shqiptar ishte shprehur se e ka të vështirë që të mbajë lidhjen me Harris për shkak të angazhimeve dhe distancës së largët mes tyre.

Share Button