Ndahen çmimet MTV Movie Awards

Filmi “The Hunger Games: Catching Fire” ka fituar tre çmime kryesore në ndarjen e çmimeve MTV Movie Awards. Jennifer Lawrence dhe Josh Hutcherson mposhtën konkurrencën për të mbledhur çmimet për aktoren dhe aktorin më të mirë, teksa vetë filmi ftoi titullin e mbrëmjes, “Filmi i Vitit”. Në anën tjetër, fituesi i çmimit Oscar, Jared Leto, fitoi po ashtu një çmim, Transformimin më të Mirë në Ekran, për rolin në filmin “Dallas Buyers Club”. Jonah Hill doli nga salla me çmimin e Performancën më të mirë në Komedi, derisa Zac Efron për Performancën më të Mirë. Channing Tatum u nderua me Çmimin Pionier dhe Mark Wahlberg me Çmimin e Gjeneratës.

Share Button