NATO: Rusia më tepër armik se sa partner

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow ka thënë se aleanca tani duhet të filloj ta konsideroj Rusinë si një armik.

Ai theksoi se përkundër përpjekjeve gati 20 vjeçare për të ndërtuar partneritet me Rusinë, Moska e ka shpallur NATO-n si një armik.

Për këtë arsye, ai u shpreh se NATO duhet të filloj ta konsideroj Rusinë jo më si partner, por më tepër si një armik.

Vershbow, ish-ambasador amerikan në Rusi dhe në NATO, tha se aneksimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës dhe përfshirja në lëvizjen separatiste në pjesën lindore të Ukrainës, i ka ndryshuar marrëdhëniet NATO – Rusi.

“Rusia qartas po përpiqet të ri-imponoj hegjemoni dhe kufizim të sovranitetit të fqinjëve rusë nën maaskën e mbrojtjes së botës ruse”-tha Vershbow.

Në muajin prill, pas ankesimit të territorit Krime në Ukrainë, nga ana e Rusisë, NATO e ka pezulluar pjesën më të madhe të bashkëpunimit civil dhe ushtarak me Moskën.

 

Share Button