NATO publikon foto të mobilizimit rus në Ukrainë

NATO ka nxjerrë fotografi satelitore ku shihen 40,000 trupa ruse të grumbulluara pranë kufirit me Ukrainën, të pajisura edhe me tanke, avionë dhe mjete të tjera ushtarake në pritje të urdhërave nga Moska.

Fotografitë, që i’u shpërndanë grupeve mediatike dje, pasojnë garancitë e herpashershme të Rusisë se dislokimi nuk përbën arsye për t’u shqetësuar.

Fotografitë publikohen në një kohë kur qeveria në Kiev po përpiqet të ulë tensionet në Ukrainën lindore, ku protestues pro-rusë uzurpuan ndërtesa qeveritare në fillim të javës dhe bënë kërkesa për një referendum për t’u bashkuar me Federatën Ruse.

Ndërkaq Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se Presidenti Barak Obama u konsultua me Kancelaren gjermane Angela Merkel me telefon, dhe se dy udhëheqësit përsëri i bënë thirrje Moskës të tërheqë trupat nga rajonet kufitare.

 

Share Button