NATO planifikon të vendosë trupa në Europën Lindore

Zyrtarë të lartë të NATO-s kanë njoftuar se aleanca do të diskutojë me qëllim që në mënyrë të përhershme, të stacionojë trupat e saj në pjesën e Evropës Lindore, për shkak të tensioneve në mes të Rusisë dhe Ukrainës.
Philip Breedlove nga forcat ajrore të SHBA-ve, ka thënë se kjo çështje do të diskutohet nga komandantët e NATO-s, ministrat e mbrojtjes dhe ministrat e jashtëm në prag të samitit në Uells që pritet të mbahet në fillim të shtatorit. Marrëveshjet afatshkurtëra të NATO-s për vendosjen e trupave në Rumani dhe Poloni, do të përfundojnë në fund të vitit 2014. Aleanca ka vendosur forca shtesë në Poloni si përgjigje pas aneksimit të gadishullit Krimea nga ana e Rusisë. Zyrtarët e NATO-s kanë thënë së fundi se Rusia nuk mund të konsiderohet si një partner potencial, por më tepër, mund të konsiderohet si një kundërshtar.

Share Button