NATO diskuton për forcat në lindje

NATO pritet të diskutojë për mundësinë e vendosjes së përhershme të forcave në shtetet lindore të bllokut, si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Në takimin e sotem dhe atë që do të mbahet nesër më 4 qershor në Bruksel, ministrat do të rishikojnë marrëveshjen e vitit 1997 midis NATO-s dhe Rusisë, sipas së cilës, aleanca duhet të përmbahet nga stacionimi i përhershëm i forcave luftarake.

Disa vende ish-sovjetike, të cilat i janë bashkuar NATO-s, kanë shprehur shqetësime për sigurinë e tyre, pas ankesimit të Krimesë nga Moska, në muajin mars.

 

 

Share Button