Naço i propozon KLD-së shkarkimin e 2 gjyqtarëve

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka propozuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë procedim disiplinor ndaj 2 gjyqtarëve.

Ken Dhima dhe Klorinda Çela, janë dy gjyqtarët për të cilët është bërë propozimi ku në kërkesën e Naços, është propozuar masë disiplinore për shkarkim nga detyra.

Sipas Ministrit të Drejtësisë, Naço, dy gjyqtarët nuk kanë kryer deklarimin e pasurisë, duke e fshehur atë.

Share Button