Myslimanët Rohinga në prag të shfarosjes, dikur ndihmonin të dëmtuarit nga luftrat në Ballkan

Eksperti turk i historisë, Arif Emre Kunduz publikoi një document të arkivës osmane, ku thuhet se në periudhën 1912-1913, kur Perandoria Osmane përballej me konflikte në Ballkan, muslimanët e Erakanit (Rohinga) të Mianmarit i ofronin asaj ndihmën e tyre kundër armiqve të perandorisë.

Menjëherë pas konfirmimit të ekzistencës së këtij dokumenti nga ana e  presidentit turk Erdogan, Kunduz deklaroi se gjetja e dokumentit i kishte kushtuar shumë mund. Më se njëherë Erdogan kishte konfirmuar gatishmërinë e muslimanëve Rohinga për të përkrahur Perandorinë Osmane në luftrat ballkanike.

Këto luftra, në shekullin e kaluar, vunë përballë Bullgarinë, Serbinë, Greqine dhe Bullgarinë nga një anë, që synonin të shkëputnin territore nga Perandorinë Osmane në anën tjetër.

Dokumenti arkivor osman, i cili mban datën  9 qershor 1913, është nënshkruar nga ministri i atëhershëm i perandorisë, princi egjiptian Said Halim Pasha. Sipas Kunduz, në tekstin e dokumentit thuhet se një numër i konsiderueshëm të muslimanëve  të Birmanisë (Minamarit të sotëm) mblodhën shuma monetare dhe ia dërguan si ndihmë shtetit osman gjatë konflikteve të këtij të fundit në rajonin e Ballkanit, ndihma që u grumbulluan pranë Gjysmëhënës së Kuqe të muslimanëve të Birmanisë . Paratë kaluan në llogarinë e ministrisë së financave të Shtetit Osman, në Stamboll nga konsullata osmane në atë vend. Eksperti turk tha se arkivat osmane janë të pasura me detaje të shumta mbi muslimanët (Rohinga) e Mianmarit, por nxjerrja në dritë e tyre kërkon përpjekje të shumta dhe kërkime të avancuara. Rohingat muslimanë të Mianmarit, të cilët po përballen aktualisht me persekutime të skajshme në vendin e tyre, duke ndjerë asokohe nevojën e Perandorisë Osmane për të holla, dërguan sasi të tëra monetare për ta ndihmuar perandorinë të kujdesej për jetimët e vejushet e mbetrura pa përkrahje si rezultat  i luftrave ne Ballkan. Mianmari (dikur Birmania) ishte pjesë e Indisë Britanike, por muslimanët e atyre trevave nuk i pengoi kjo apo distance e largët që të bashkoheshin për të ndihmuar vëllezërit e tyre të dëmtuar nga konfliktet, vazhdoi Kunduz në deklaratat e tij në lidhje me dokumentin e publikuar. Dokumenti në fjalë shënon shumën e mbledhur (220 paunde sterlina) nga muslimanët dhe dorëzimin e tyre në konsullatën osmane në Jangon (kryeqyteti i vendit), si dhe urdhrin e ministrit të jashtëm osman të asaj kohe Said Halim Pasha për tua shpërndarë këtë shumë jetimëve dhe vejushëve të luftrave osmane në Ballkan.

Presidenti Turk Erdogan deklaroi javën e kaluar se gjatë luftrave në Ballkan të vitit 1912, ishin muslimanët e Mianmarit që u bashkuan për të ndihmuar vëllezërit e tyre muslimanë të Perandorinë osmane. Ata apeluan në të gjithë Indinë nëpërmjet thirrjeve të publikuara në gazetat e këtij vendi për të mbledhur ndihma monetare për muslimanët në perandori pasi ushtria jonë u përballua me situata të rënda në Ballkan – vazhdoi Erdogan në deklaratat e tij. Ai tha se në atë apel thuhej: “ Shumë prej të plagosurve turq kanë mbetur pa asnjë përkrahje, mos i lini muslimanët të vuajnë nga uria e t’i mbërthejë vdekja. Muslimanët Rohinga, para më shumë se një shekulli nuk pranuan të na linin ne në skëterrën e urisë dhe vdekjes, prandaj sot kur ata po vuajnë atë që vuanim ne asokohe nuk mund tu kthejmë shpinën atyre, pavarësisht se bota po ua kthen në këto ditë të vështira – përfundoi presidenti turk Erdogan.

Vlen të theksohet se prej datës 25 gusht të këtij viti, ushtria e Mianmarit po kryen gjenocid, shfarosje massive të muslimanëve Rohinga në Erakan. Edhe pse qeveria e këtij vendi ka ndaliuar rreptësisht cdo prezencë të huaj, raportet locale flasin për mijëra muslimanë të vrarë. Vetëm në tre ditë 25-28 gusht, ushtria ka vrarë 3 mijë muslimanë autoktonë Rohinga. Një raport i OKB flet për 123 mijë muslimanë vendas të shpërngulur në drejtim të Bangladeshit,  për t’i shpëtuar shfarosjes masive nga ushtria.

Burimi: Anadol Agency

.

Share Button