Myslimanët protestojnë afër Beogradit kundër rrënimit të xhamisë

Qindra shqiptarë, por edhe të tjerë që i përkasin besimit Islam janë duke protestuar në Komunën e Zemunit në afërsi të Beogradit, që të mos rrënohet një xhami.

Autoritetet komunale kanë paraparë që kjo xhami të rrënohet, njofton Klan Kosova.

Imami i kësaj xhamie ka bërë thirrje përmes rrjeteve sociale që sot atje të mblidhen sa më shumë besimtarë që ta kundërshtojnë rrënimin e xhamisë në prag të muajit të Ramazanit.

Share Button