Myslimanët e Arakanit në pritje të ndihmave humanitare

Mijëra myslimanë të Arakanit (Rohingya) të cilët janë strehuar në Bangladesh për t’i kur dhunës nga ushtria e Mianmarit dhe budistët radikalë presin që bota t’ua shtrijë dorën e ndihmës në kampin në të cilin jetojnë në kushte të vështira, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra persona që kaluan në Bangladesh duke i braktisur shtëpitë pas dhunës që shpërtheu ndaj muslimanëve në Mianmar dy javë më parë, filluan të vendosen në Kampin Kutupalong në afërsi të qytetit Cox’s Bazar në Bangladesh.

Siç u njoftua, numri i personave që në ditët e fundit kaluan kufirin dhe kaluan në Bangladesh është rritur, ndërsa numri i muslimanëve të Arakanit në kamp ka kaluar mbi 120 mijë, edhe pse punonjësit humanitarë lokalë theksojnë se bilanci ka arritur në 150 mijë.
Myslimanët që kanë braktisur shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetën, janë duke jetuar në kushte të vështira në Kampin Kutupalong. Organizatat si Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Fondi për Fëmijët i OKB-së (UNICEF), Organizata Ndërkombëtare e Migrimit dhe Programi Botëror i Ushqimit janë duke zhvilluar aktivitete humanitare, por thuhet se ato janë shumë të pamjaftueshme.

Në kamp mungon sasi e mjaftueshme e ushqimit dhe ujë i pastër, ndërsa nga këto kushte më së shumti ndikohen fëmijët dhe pleqtë. Mijëra persona kalojnë natën në baraka të ndërtuara nga najloni, teneqeje ose bambuje. Në baraka thuajse nuk ka kuzhina dhe banjo. Aktualisht janë ngritur shqetësime për shëndetin e personave që janë duke qëndruar në to.

Share Button