Muslimanët shënojnë vitin e ri islam

Duke filluar me perëndimin e diellit mbrëmë, muslimanët në mbarë botën shënuan vitin e ri islam (Hixhri), raporton Anadolu Agency (AA).

Kalendari islam filloi me migrimin e Profetit Muhamed nga Meka në Medinë në vitin 622 sipas kalendarit gregorian, që njihet si Hixhret.

Ndërrimi i motmoteve në botën islame shënohet me aktivitete dhe manifestime të ndryshme, ndërsa muslimanët përkujtojnë rëndësinë e Hixhretit.

Kalendari islam ka 12 muaj, ndërsa çdo muaj, i cili fillon me shfaqjen e hënës së re, ka 29 ose 30 ditë, varësisht nga ndërrimi i hënës.

Dita e parë e muajit të parë sipas kalendarit islam, Muharrem, këtë vit përkoi me datën 21 shtator sipas kalendarit gregorian.

Kushtet, ritet fetare dhe manifestimet në ditë të rëndësishme në fenë islame kryhen sipas kalendarit islam.

Share Button