Mungesa e ilaçeve kufizon shërbimet shëndetësore në Gaza

Autoritetet shëndetësore në Gaza kanë dhënë alarmin se shërbimet shëndetësore në këtë vend mund të ndalen për shkak të mungesës së ilaçeve dhe materialeve shëndetësore.

Drejtori Farmacistëve të këtë vend, Munir el-Bursh, ka vënë në dukje problemet në këtë drejtim, përmes një konference për mediat. Ai ka thënë se ka një pakësim të ndjeshëm të medikamenteve dhe materialeve të tjera ndihmëse.

“Ka një pakësim të dukshëm të materialeve mjekësore që nga fillimi i këtij viti”, ka thënë Bursh dhe më pas ka shtuar se për këtë arsye shërbimi në këtë sektor mund të shkojë deri në ndalim.

Duke theksuar se kriza e energjisë dhe mungesa e ilaçeve është një kërcënim serioz, Bursh është shprehur: “Pas marrjes së vendimit nga Ministria e Shëndetësisë në Ramallah për mos dërgimin e materialeve mjekësore dhe ilaçeve kemi patur probleme serioze. Deri në fund të muajit prill, 35 për qind e ilaçeve janë mbaruar”.

Bursh duke dhënë detaje për stoqet ka thënë se 170 lloje ilaçesh dhe 270 materiale ndihmëse kanë mbaruar. Ndërsa ka theksuar se më të prekurit nga kjo situatë janë të sëmurit me kancer dhe ata të reaminacionit.

Bursh i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë në Ramallah që të veprojë më me shumë përgjegjësi përballë kësaj krize. Ndërsa i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar për ndihmë, si dhe hapjen e kufijve me Izraelin dhe pikën kufitare Refah me Egjiptin.

Share Button