Mungesa e hekurit në organizëm rrit rrezikun nga problemet në zemër

Mungesa e hekurit në gjak mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
Ajo njëherësh mund të shkaktojë probleme të zemrës, pasi që muskujt detyrohen të punojnë shumë për të pompuar gjakun dhe oksigjenin nëpër trup.Mjekët thonë se sistemi imunitar ka nevojë për hekur, në mënyrë që të funksionojë si duhet, pasi që mungesa e tij mund të shkaktojë sëmundje dhe komplikime gjatë shtatzënisë.Ata sugjerojnë se mishi dhe spinaqi ndihmojnë në ngritjen e sasisë së hekurit.

Trupi ka nevojë për hekurin që të krijojë hemoglobinën, e cila transporton oksigjenin në trup. Në mungesë të hekurit, qelizat e kuqe të gjakut të njeriut nuk mund të punojnë si duhet, që nënkupton se oksigjeni nuk është i përhapur në gjithë trupin. Njerëzit mund të mbeten pa sasinë e duhur të hekurit, nëse humbin gjak, ose nëse nuk marrin hekurin në sasi të mjaftueshme përmes ushqimeve.

Simptomat kryesore të mungesës së hekurit në gjak janë frymëmarrja e shkurtër, lëkura e zbehtë, dhimbje koke, tinitusi, gjuha e pezmatuar, humbja e flokëve sidomos kur laheni ose lani flokët, vështirësia në të gëlltitur, ulcerat në qoshet e gojës, sindroma e këmbëve të palëvizshme.

Mjekët shpesh bëjnë testin e gjakut për të parë nëse vuani nga mungesa e hekurit. Në disa raste gjendja krijohet për shkak të ushqimeve dhe pas konstatimit të mjekut për mungesën e hekurit në gjak, atëherë rekomandohet trajtimi i duhur. Në shumicën e rasteve ajo trajtohet duke shtuar hekurin në dietën tuaj, duke ngrënë më shumë mish të kuq, spinaq ose tableta të hekurit.

Share Button