Multikulturalizmi në BBC: Mund të nisë transmetimin e faljes së xhumasë nga muslimanët

Një raport i përgatitur nga kreu i seksionit për fe dhe etikë në BBC, Aaqil Ahmed, ka sugjeruar që besimi islam, hindu dhe sikh duhet të kenë më shumë minutazh në kanalin prestigjoz.

“Transmetimi i emisioneve fetare nga ana e BBC, është kryesisht i krishtere’’, thuhet në një raport të korporatës mediatike, duke hapur kështu rrugë për më shumë emisione të feve tjera.

Një udhëheqës mysliman propozoi që në TV e BBC të fillojë të transmetohet falja e namazit të së premtes drejtpërdrejt nga xhamia, ngjashëm me kishat krishtere prej të cilave transmetohen shërbesat e tyre në orare të caktuara të BBC.

“Raporti tashmë është shqyrtuar edhe nga Lord Hall, drejtori i përgjithshëm, i cili me gjasë do të bëjë disa ndryshime, me qëllim që transmetimi i i emisioneve fetare të jetë sa më pak joproporcional”, raporton the Sunday Times.

Ahmed ka thënë se ka marrë kritika nga disa për ofrim të mangët të shërbimeve televizive në raport me të krishterët.

Numri i myslimanëve në Britani është shtuar brenda një dekade në 3 milion; dhe Ibrahim Mogra nga Këshilli Musliman i Britanisë, ka thënë se BBC do të mund të transmetonte ligjëratën dhe faljen e namazit të xhumasë drejtpërdrejt nga xhamia si dhe t’i jepej një hapësirë e konsiderueshme ceremonisë së festës e Bajramit.

Por, ai theksoi: “Ne nuk dëshirojmë që të krishterët të kenë më pak kohë transmetimi se ne.”

Shpërndaje:

Share Button